Home / Lajme / Zyrtari policor në Prizren bën për spital familjarët, lirohet në procedurë të rregullt

Zyrtari policor në Prizren bën për spital familjarët, lirohet në procedurë të rregullt

Një zyrtar policor në Prizren, gjatë ditës së djeshme është përfshirë në një rrahje, shkruan GazetaBlic.

Burimet brenda policisë, i kanë thënë Gazetës Blic, tre pjesëtarë të familjes janë përfshirë në një rrahje, madje duke u bërë edhe për spital.

Motivet e para të rastit në fjalë, ishin lidhur me një çështje familjare, çka e ka çuar deri tek rrahja mes tyre, për çka edhe kanë marrë trajtim mjekësor.

Të dyshuarit, janë dërguar në stacion për intervistim, derisa për rastin në fjalë kanë qenë te informuar hetusi përkatës dhe prokurori kujdestar.

Për rastin në fjalë, ishin të njoftuar edhe në Inspektoriatin Policor të Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, për të parë nga afër atë çka ka ndodhur.

Sipas të njëjtit burim, polici është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti në fjalë po vazhdon ende të hetohet.

Ndërkohë, nga Policia e Kosovës zyrtarisht nuk kanë dhënë detaje.

07/13/2020 15:21

Ka humbur ky person, Policia e Kosovës kërkon ndihmë nga qytetarët

Similar Posts

%d bloggers like this:
Close Bitnami banner
Bitnami