Xhiroja e 27-të e Superligës vazhdon me tri ndeshje – vëmendja në Prishtinë

Tri ndeshje do të luhen sot, në kuadër të Superligës së Kosovës, shkruan lajmi.net.

Prishtina – Feronikeli është ndeshja që do të gëzojë vëmendjen më të madhe, pasur parasysh se Prishtina është ndjekësi më i afërt i Dritës.

Feronikeli ka treguar formë të mirë pas pandemisë dhe mund t’i hap telashe të mëdha kryeqytetasve. Gjithashtu, Afrim Toverlani në stol, kundër Prishtinës, është gjithmonë interesant për t’u parë.

Ndeshje interesante do të luhet edhe në Gjilan, ku skuadra e Mezanit pret skuadrën e Llapit.

Ballkani i Ismet Munishit pritet të ketë punë më të lehtë, kur me fillim nga ora 17:00 pret në Therandë skuadrën e Vushtrrisë.

Kujtojmë se Gjilani dhe Llapi luajnë po ashtu nga ora 17:00, kurse Prishtina dhe Feronikeli mbyllin gjithçka me ndeshjen që luhet nga ora 19:00

%d bloggers like this: