Willian dhe Pedro rinovojnë deri në fund të sezonit me Chelsean

Willian dhe Pedro janë treguar mjaft fer dhe kanë vazhduar kontratat respektive deri në fund të sezonit me Chelsean. Lajmi u zyrtarizua nga klubi anglez përmes faqes zyrtare.

Ndërprerja e futbollit në të gjithë Evropën për shkak të pandemisë koronavirus ka parë sezone të zgjatura përtej datës tipike të 30 qershorit për skadimin e kontratave.

Kësisoj, Willian dhe Pedro përveç se do të përfundojnë sezonin e Premierligës – ata do të luajnë edhe në FA Cup dhe Ligën e Kampionëve.

Kujtojmë se Chelsea u mposht në ‘Stamford Bridge’ 0:3 nga Bayern në ndeshjen e parë të raundit 1/16 në LK, por më 7/8 gusht do ta luajë ndeshjen e dytë, derisa vendi është ende i pacaktuar. 

%d bloggers like this: