Tre ndeshje zhvillohen sot në Superligë, derbi në Mitrovicë

Superliga e Kosovës e vazhdon aktivitetin e saj sot ku luhet xhiroja e 26-të. 

Ndeshja më interesante e ditës pritet të jetë në Mitrovicë, atje ku Trepça89 e pret Flamurtarin. Kjo ndeshje ka rëndësinë e madhe për mbijetesën dhe mund të jetë edhe vendimtare në këtë drejtim, shkruan GazetaBlic.

Në Vushtrria, Drita kryesuese synon fitoren për ta ruajtur kreun e tabelës. Vushtrria është në vendin e parafundit dhe ka pothuajse shumë pak shpresa për mbijetesën, andaj Drita mund të konsiderohet si favorit i pastër në këtë takim.

Ndeshje interesante pritet të jetë edhe në Klinë, atje ku Gjilani do të ndeshet me Dukagjinin që vjen nga një ndeshje shumë pozitive ndaj Prishtinës, pavarësisht humbjes. Gjilani vjen nga një fitore ndaj Vushtrrisë javën e kaluar pritet të jetë shumë i motivuar në këtë takim.  Dukagjini në anën tjetër në rast të një humbje edhe matematikisht i humb shpresat për Superligën.

Tre ndeshjet luhen në ora 16.45.

/GazetaBlic/

%d bloggers like this: