Tottenhemi pastër, mban gjallë shpresën Ligë të Kampionëve

Tottenhemi ka mposhtur West Hamin me rezultat të pastër 2-0 në kuadër të xhiros së 31 të Premier Ligës.

Një autogol i Soucek në minutën e 64 dhe Harry Kane në të 82-tën mjaftuan për djelmoshat e Mourinhos që ta regjistrojnë edhe fitoren e 12 këtë edicion, krahas nëntë barazimeve e dhjetë humbjeve, përcjell GazetaBlic.

Tottenhemi kështu shkon në kuotën e 45 pikëve, gjashtë më pak sesa rivali lokal, Chelsea, por me “të kaltërit” që kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në anën tjetër, West Ham ka vetëm 27 pikë pas 31 javëve dhe rrezikon seriozisht mbijetesën, ndërsa konkurrentë kryesorë duket t’i ketë Bournemouthin e Aston Villën.

/GazetaBlic/

%d bloggers like this: