Thiago Alcantara do të largohet nga Bayern, Liverpool në ‘pole position’ për shërbimet e tij

Thiago dëshiron të largohet nga Bayern ndërsa Liverpool përgatitet fuqishëm për transferimin e tij. 

Anfield Road mund të jetë destinacioni i tij i ri dhe kjo gjë pritet të bëhet shumë shpejt në rast se palët kanë një marrëveshje të praueshme në mes tyre.

Thiago Alcantara dëshiron të largohet nga Bayern Munich pasi nuk ka pranuar një marrëveshje të re me Bavarezët, sipas Spox, përcjell GazetaBlic.

29-vjeçari beson se këtë verë paraqet shansin e tij të fundit për t’u bashkuar me një tjetër klub të madh, me Liverpool tani që po shqyrton një ofertë verore.

Bayern mund të jetë një futbollist i lirë në vitin 2021, andaj Bayerni do të tentojë të përfitojë një shumë prej 50 milionë eurove në këtë treg të transferimeve.

/GazetaBlic/

Close Bitnami banner
Bitnami