Spartak Ngjela: Loja me KLSH skandaloze, amerikanët të marrin masa ndaj Metës, po tenton të shpëtojë pronat korruptive

Ditën e djeshme Komisioni parlamentar i Ekonomisë ka miratuar propozimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta, për të zgjedhur si kryetar të KLSH Arben Shehun.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar avokati Spartak Ngjela, i cili deklaroi se në krye të këtij institucioni të rëndësishëm duhet të vendosen persona të botës ekonomike ose akademike që të jenë të njohur për qytetarët. Por për avokatin, propozimi për të emëruar në krye të KLSH persona anonimë është një skandal. Në një reagim për gazetën “SOT”, avokati deklaroi se kjo taktikë e presidentit Meta po bëhet për t’i shpëtuar reformës në drejtësi për të shpëtuar pronat që ka fituar në mënyrë korruptive, duke thekuar ndërkombëtarët në vendin tonë janë në dijeni të këtij skandali dhe duhet të marrin masa të menjëhershme ndaj kreu të shtetit.

Por Ngjela komentoi edhe qëndrimin e kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, nëse mazhoranca arrin të emërojë këtë kandidaturë të Metës në KLSH edhe Rama do t’i bashkohet grupit të hajdutëve.

“Në KLSH janë të detyruar të vendosen personalitete të njohura nga opinioni publik. Fakti që vënë njerëz anonimë dhe të dyshimtë kuptohet që kanë frikë nga reforma në drejtësi dhe duan të shpëtojnë pronat e vjedhura. Për Metën kjo dihet, se çfarë do bëjë mazhoranca është punë e mazhorancës. Por edhe ndërkombëtarët duhet ta dinë. Ambasada amerikane duhet të marrë masa. Nëse do lejojnë të vinë në Kontroll të Shtetit siç kanë ardhur njerëz të cilët justifikojnë pronat e vjedhura nga shteti atëherë çështja do të rëndohet edhe më tepër. Fakti që Meta nuk paraqet një personalitet të ekonomisë, të botës akademike që i njeh opinioni publik kuptohet që po punohet për të shpëtuar pronat e tyre të vjedhura. Po Rama çfarë do bëjë? Nëse edhe Rama bashkohet me këtë, edhe ai ka hyrë në këtë grup vjedhësish”, – u shpreh Ngjela në reagimin e tij për gazetën “SOT”.

data-full-width-responsive=”true”>

Reforma në drejtësi

Edhe pak kohë më parë, avokati Spartak Ngjela u shpreh në një reagim për gazetën se presidenti Meta është i mundur nga reforma në drejtësi, duke theksuar se kreu i shtetit ka shkelur ligjin me veprimet e fundit që ka marrë në funksion të korrupsionit. Në lidhje me këtë, avokati i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të vijojë me reformën në drejtësi deri në fund, në mënyrë që sipas tij vendit tonë t’i hapet drita jeshile nga Brukseli.

“Kryeministri Edi Rama duhet domosdoshmërish të vazhdojë reformën në drejtësi dhe gjithë reformën në spektrin institucional, të ketë parasysh që Shqipëria është në një moment jo të favorshëm në lidhje me gjendjen që ka në funksion të çeljes së negociatave. E them këtë se nuk është situatë e favorshme për faktin që mund të ketë trazira të brendshme. Trazirat e brendshme nuk janë krejtësisht fenomene shqiptare, janë edhe kërkesa që bëjnë kundërshtarët tanë, qoftë Beogradi qoftë Moska, të cilat kërkojnë destabilizimin e vendit. Prandaj doli me aq forcë ambasadorja amerikane. Duke u nisur nga të gjitha këto, Meta nuk ka shpresë. Ciceroni ka thënë: “E vetmja shpresë e të mundurit është që të mos ketë asnjë shpresë”. Meta është një i mundur nga drejtësia shqiptare, ka shkelur ligjet në funksion të korrupsionit”, – u shpreh avokat Spartak Ngjela për gazetën pak kohë më parë.

data-full-width-responsive=”true”>

%d bloggers like this: