Sot luhet derbi i mbijetesës, Trepça 89′ – Flamurtari, ndeshje për shpëtim apo zhgënjim

Skuadra e Trepçës 89′ luan sot me Flamurtarin – në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, në kuadër të xhiros së 26’të të Ipko Superligës së Kosovës.

Trepça 89 – Flamurtari është padyshim ndeshja e mbijetesës, pasi dy skuadrat po luftojnë për mbetjen në Superligë, përcjell GazetaBlic Sport.

Flamurtari ndodhet në vendin e 9’të me 32 pikë – ndërsa ekipi i Shpëtim Idrizit, Trepça 89′ ndodhet në pozitën e rrezikshme (8) me 27 pikë.

Trepça 89′ ka gjithsej 7 fitore, 6 barazime dhe 12 humbje – kurse Flamurtari numëron 9 fitore, 5 barazime dhe 11 humbje.

Klubi i Shpëtim Idrizit ka formë katastrofale në pesë ndeshjet e fundit, ku ka humbur katër takime dhe ka vetëm një barazim dhe normalisht nuk numëron asnjë fitore.

Në anën tjetër, Flamurtari në pesë duelet e fundit ka 2 fitore, 2 humbje dhe një barazim.

Ndeshja luhet në orën 16:45.

/GazetaBlic/

%d bloggers like this: