Home / Lajme / Skaneri për Shqipërinë – ‘Këndi i Kimit’/ Mehmeti: Të mos zgjedhim të keqen më të vogël, por të mirën më të madhe

Skaneri për Shqipërinë – ‘Këndi i Kimit’/ Mehmeti: Të mos zgjedhim të keqen më të vogël, por të mirën më të madhe

Gjatë monologut të tij në “Këndi i Kimit”, gazetari dhe publicisti i njohur ngsa Shkupi Kim Mehmeti, teksa foli për Shqipërinë, shprehet se, vendi ynë ka nevojë që jo të zgjedhë mes dy të këqijave, të keqen më të vogël, por nga e mira të shkojë tek e mira më e madhe.

“Nuk janë parti që prodhojnë politikë, por parti që i shërbejnë kryetarit, pronarit. Unë dua që Shqipëria të dalë nga shtete që zgjedhin nga dy të keqe të keqen më të vogël, në shtete që zgjedhin më të mirën.

Nuk mendohet mendimi kritik kur je afër me më të fortin dhe më të pushtetshmin. Problemi i shoqërive shqiptare është se, një hajdut i partisë tonë që nuk na ngjan si hajdut, na duket si i bukur dhe luftojmë atë të partisë tjetër. Dua një Shqipëri që nga një e mirë të shkojë tek një e mirë më e madhe”, u shpreh ndër të tjera publicisti.

Sa i përket asaj se çfarë presin shqiptarët jashtë Shqipërisë për Shqipërinë, Mehmeti u përgjigj shkurt: “Duam vetëm të bëhet shtet i mirë për shqiptarët që jetojnë në të”.

‘Këndi i Kimit’:

Similar Posts

%d bloggers like this:
Close Bitnami banner
Bitnami