Shumë futboll për të shikuar – këto ndeshje luhen sonte

Rikthimi i futbollit është shumë i mirëseardhur për tifozët e këtij sporti.

Pas një pauze prej tre muajve, futbolli në Europë është rikthyer dhe atë me një orar të ngjeshur, që po na sjell duele çdo dy – tre ditë, përcjell GazetaBlic Sport.

Në kuadër të ditës së sotme luhen 11 ndeshje gjithsej në tre liga, La Liga, Serie A dhe Premierligë.

Manchester United do të takohet me Sheffield United  dhe Liverpooli me Crystal Palace në Premierligë, kurse ndeshja që spikat në La Liga është Real Madrid – Mallorca.

Në Serie A, Inter mirëpret Sassuolon, Roma luan ndaj Sampdorias, kurse derbi mes Atalantas dhe Lazios starton nga ora 21:45.

/GazetaBlic/

Close Bitnami banner
Bitnami