Home / Uncategorised / Shtetet shpenzuan 73 miliardë dollarë për armë bërthamore në vitin 2019

Shtetet shpenzuan 73 miliardë dollarë për armë bërthamore në vitin 2019

Publikuar 21:04 13 Maj, 2020
Fuqitë bërthamore shpenzuan rekord 73 miliardë dollarë për armët bërthamore në vitin 2019, pothuajse 10 për qind më shumë se viti paraprak, njoftoi sot Fushata Ndërkombëtare për Ndalimin e Armëve Bërthamore (IKAN).

SHBA-ja ka pothuajse gjysmën e llogaritjeve për shpenzimet e përgjithshëm bërthamore, sipas organizatës nga Gjeneva, e cila fitoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2017.

Buxheti i SHBA-së, i cili përfshin kërkime mbi armët bërthamore dhe sistemet e tyre të lëshimit, u rriten për 5,8 miliardë dollarë vitin e kaluar në 35,8 miliardë dollarë. Shpenzimet në Kinë, Britani të Madhe, Rusi, Francë dhe Indi janë rritur me hapa më të ulëta, ndërsa ka mbetur i njëjti në Izrael dhe Korenë Veriore.

Izraeli besohet të posedon arsenal bërthamor, por asnjëherë publikisht nuk është konfirmuar.

Pakistani është fuqia e vetme bërthamore që shpenzoi më pak vitin e kaluar, sipas raportit të IKAN, bazuar në të dhënat publike në dispozicion si dhe vlerësimet të buxhetit ushtarak.

Loading…

Similar Posts

%d bloggers like this:
Close Bitnami banner
Bitnami