Shpresat tek Manaj, “bomberi” i Trepçës 89′ me statistika fenomenale në dy pjesët e lojës

Arb Manaj është golashënuesi më i mirë i Superligës së Kosovës në futboll. 

Manaj ka qenë i jashtëzakonshëm me paraqitjet e tij këtë edicion duke realizuar 13 gola në 25 xhiro të Superligës. Sulmuesi i Trepçës89, ka treguar performancë të shkëlqyeshme me klubin mitrovicas duke siguruar edhe ftesën e Kombëtares për ndeshjen ndaj Suedisë.

Analizuar formën e tij se Manaj ka qenë efektiv në të dyja pjesët e takimeve të luajtura. Në pjesën e parë, Manaj ka realizuar 6 gola, kurse në pjesën e dytë ai ka shënuar plotë 7 të tillë. Kjo tregon që Manaj ka ruajtur ekuilibrin në të dyja pjesët me golat e tij dhe ka qenë rrezik potencial për kundërshtarin, shkruan GazetaBlic.

Sot Trepça89 luan një ndeshje shumë vendimtare ndaj Flamurtarit dhe pothuajse të gjithë sytë e klubit janë të drejtuar nga ai edhe pse vjen nga një lëndim i vogël që e detyroi të largohet në pjesën e dytë  në ndeshjen e javës së kaluar ndaj Ballkanit.

/GazetaBlic/

Close Bitnami banner
Bitnami