Shpëtim Nazarko jep parashikimin e frikshëm për Shqipërinë: 10-20 vitet e ardhshme do të jenë shumë të vështira

Analisti Shpëtim Nazarko u shpreh se në Shqipëri vazhdon të punohet pa plan dhe investimet nuk pritet të kenë cilësinë e duhur. Gjithashtui ai theksoi se duhet të ishte më bërë më shumë për arsimin profesional që sipas Nazarkos duhet të ishte themeli.

“Produkt i mungesës së strategjisë kombëtare. 7 vjet për mua do të ishin të mjaftueshëm për të krijuar një arsim të mesëm profesionale, i cili duhet të ishte themeli. Reformë toke nuk ka, sistem energjetik të klasit të parë nuk ka.

data-full-width-responsive=”true”>

Përse duhet të vijnë investitorët e huaj serioz. Kur shikon që në këtë vend prona nuk është e sigurt, ligji nuk është e sigurt, nuk ka arsye përse të vijë. Nëse do të kisha arsim të klasit të parë profesional, ndërmarrje të mëdha do të vinin këtu. 10-20 vitet e ardhshme do të jenë shumë të vështira për Shqipërinë kushdo që do ta qeverisë”, deklaroi Nazarko për ABC News.

data-full-width-responsive=”true”>

%d bloggers like this: