Shkupi “vlon” nga koronavirusi, ja vatrat me numër më të madh

Shkupi vazhdon t’i prijë listës me rastet më masive të të infektuarëve nga koronavirusi. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, Çairi është komuna me më shumë raste, edhe ate 402 raste, ndërsa më pas pason Gazi Baba me 150 raste, Buteli me 138 raste, Saraji 137, Aerodromi me 136 dhe Qendra me 131.

Të gjitha këto janë raste aktive dhe se janë rrezik potencial për të shtuar numrin e të infektuarëve.

Edhe në raportin e djeshëm për 24 orët e fundit Shkupi ka prirë me rastet e të infektuarëve edhe ate 55 raste, duke vijuar më pas Tetova me 20 raste.

Por nga ana tjetër, ka edhe lajm të mire për shërimin e numrit më të madh të pacientëve që janë nga Shkupit. Nga 74 të shëruar gjatë ditës së djeshme, 37 kanë qenë nga Shkupi.

%d bloggers like this: