Shkëndija rinovon me dy futbollist

Shkëndija ka vazhduar bashkëpunimin me dy futbollistë të talentuar, të cilët shihen si e ardhmja e klubit “kuqezi” nga Tetova. Fjala është për Zija Merxhanin dhe Arlind Alitin, njofton “infOSport.mk”.

Një vit është kontrata e re për Merxhanin, i cili me ekipin e parë të Shkëndijës numëron 8 paraqitje zyrtare, ndërkohë me Alitin, i cili së fundmi luante në formë huazimi te Struga Trim Lum, është arritur marrëveshje 2-vjeçare.

Ky i fundit edicionin e kaluar me Struga Trim Lum në ndeshjet e Ligës së parë u paraqit në 13 ndeshje, ndërsa pikërisht paraqitjet e tij bënë që drejtuesit e Shkëndijës ti ofrojnë atij kontratë të re.

Mbetet të shihet nëse i njëjti do të luaj me Shkëndijën në sezonin e ri, apo sërish do të huazohet te Struga Trim Lum, drejtuesit e së cilës skuadër kanë një bashkëpunim të mirë me drejtuesit e “kuqezinjëve” nga Tetova.

Kujtojmë ditë më parë, Shkëndija rinovoi edhe me bomberin kërçovarë, Besart Ibraimi, pastaj Mevlan Muratin dhe Valmir Nafiun, teksa nga kjo skuadër u larguan, Agim Ibraimi, Marjan Radeski, Samir Fazli, Konstantin Çeshmexhiev  dhe Ardin Dallku.

Emër i ri i vjetër te Shkëndija në sezonin e ri do të jetë Egzon Bejtullai, ndërsa vlen të theksohet se “kuqezinjtë” kanë arritur marrëveshje profesionale edhe me talentin e tyre 16-vjeçar, Dashmir Elezi.

%d bloggers like this: