Home / Bota / Shkencëtarët shohin shpresë, studimi: Disa persona kanë imunitet “paraprak” ndaj Covid-19

Shkencëtarët shohin shpresë, studimi: Disa persona kanë imunitet “paraprak” ndaj Covid-19

Disa persona kanë imunitet “paraprak” ndaj koronavirusit dhe mund ta luftojnë atë në mënyrë efektive. Në këtë përfundim ka dalë një studim i ri.

Një bashkëpunim midis laboratorëve të Alessandro Sette, Dr. Biol. Sci. dhe Shane Crotty, Ph.D., në Institutin La Jolla për Imunologji, ka dhënë lajme të mira për zhvillimin e vaksinave.

Sipas asaj që është zbuluar në studim, rezulton se është vërejtur një reagim i fortë imunitar antiviral ndaj SARS-CoV-2, në një grup prej 20 të rriturish që ishin shëruar nga Covid-19.

Kjo do të thotë se sistemi imunitar i trupit është në gjendje të njohë SARS-CoV-2 në shumë mënyra. Sette, profesor në Qendrën për Sëmundje Infektive dhe Hulumtime të Vaksinave thotë se “nëse do të kishim parë vetëm përgjigje margjinale imune, do të ishim të shqetësuar.”

Në një studim të mëparshëm, Sette dhe ekipi i tij përdorën mjete bioinformatike për të parashikuar se cilat fragmente të SARS-CoV-2 janë në gjendje të aktivizojnë qelizat T njerëzore.

Similar Posts

%d bloggers like this:
Close Bitnami banner
Bitnami