“Shifrat e deritanishme të kontrollueshme!” Rakacolli tregon çfarë pritet dhe a do kemi një izolim të dytë

Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha për Ilva Now në Euronews Albania se humbja e doktor Arjan Pushit ishte një lajm shumë i trishtë për komunitetin, pasi ai ishte pedagog i mjekësisë prej tri dekadash, kohë gjatë së cilës nga duart e tij kanë dalë qindra mjekë.

Teksa komentoi shifrat në rritje të rasteve me COVID-19 në vendin tonë gjatë ditëve të fundit, znj, Rakacolli pranoi faktin se ato kishin dalë jashtë parashikimeve të sistemit shëndetësor në fazën e dytë të hapjes, dhe kjo sipas saj erdhi për shkak të mungesës së bashkëpunimit nga ana e qytetarëve në zbatimin e masave, ndryshe nga ç’ndodhi në fazën e parë.

Megjithatë, sipas saj deri më tani shifrat mbeten të kontrollueshme, teksa vetëm 20 për qind e kapaciteteve spitalore janë zënë.

Por sipas zv.ministres së Shëndetësisë, nëse vazhdojmë me këtë qasje dhe sjellje ndaj virusit situata mund të agravohet dhe nuk e dimë çfarë do të bëjmë.

data-full-width-responsive=”true”>

E pyetur lidhur me mundësinë e një izolimi të dytë të vendit, znj. Rakacolli tha se nëse do të vazhdojmë të sillemi kështu do ndodhë një tjetër izolim, i brendshëm, sipas saj edhe më i dëmshëm.

“Nuk mendoj se e keqja më e madhe vjen nga një izolim i detyruar. Nëse do të sillemi kështu do ndodhë një tjetër izolim i brendshëm, nuk do të mundemi të shkojmë dot në punë. nga ana tjetër vendimi për mbylljen e kufijve për Shqipërinë çon në rënie ekonomike dhe kjo është përsëri një lloj izolimi.

Nuk kemi përgjegjësi vetëm për shëndetin individual, por dhe për shëndetin e publik. Ne demonstruam se kishim ndërgjegje qytetare në fazën e parë. Udhëzimet janë dhënë, kontrollet bëhen, tani është në ndërgjegjen e gjithsecilit”, – tha znj. Rakacolli.

data-full-width-responsive=”true”>

%d bloggers like this: