Home / Lajme / Rusia shënon 10,817 raste të koronavirusit për 24 orë

Rusia shënon 10,817 raste të koronavirusit për 24 orë

Për të shtatën ditë me radhë, Rusia ka regjistruar më shumë se dhjetë mijë të infektuar të rinj për 24 orë.

Shifra e së shtunës ishte pak më e lartë se ajo që u shënua një ditë më parë, kur u konfirmuan 10,699 raste. Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid-19 në Rusi shkoi në 198,676 persona.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 104 të vdekur dhe numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 1,827.

Gjatë kësaj jave, Rusia ua kaloi Francës dhe Gjermanisë për numrin e infektimeve dhe u bë shteti i pestë në botë me më së shumti raste, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme, qeveria ruse ka vendosur të ketë më pak organizime me rastin e shënimit të 75-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, që në Rusi shënohet më 9 maj dhe njihet si “Dita e Fitores”.

Similar Posts

%d bloggers like this:
Close Bitnami banner
Bitnami