Qeveria deklarohet për aktakuzën ndaj Presidentit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në mbledhjen e qeverisë ka folur për aktakuzën e Speciales për presidentin e vendit, Hashim Thaçin dhe kreun e PDK-së, Kadri Veselin.

Para ministrave, kryeministri Hoti ka thënë se Kosova do të jetë e përgjegjshme karshi obligimeve që ka si shtet.

“Ne mbesim me qëndrimin që lufta çlirimtare e popullit të Kosovës është e pastër dhe nuk mund të gjykohet”, tha ai.

Ai ka thënë se e vlerësojnë parimin e prezumimit të pafajësisë përderisa nuk ka ndonjë vendim përfundimtar të Gjykatës.

“Ne e vlerësojmë parimin elementar të drejtësisë për prezumimit të pafajësisë për secilin për derisa nuk kemi një vendim përfundimtar të Gjykatës, Kosova siç ka vepruar edhe në të kaluarën edhe tash do të jetë e përgjegjshme karshi obligimeve kushtetuese ndërkombëtare që ka si shtet”, tha Hoti.

Qeveria e Kosovës, gjithashtu mori vendim që të themelojë këshillin e ekspertëve për dialog me Serbinë.

“Ky këshill do të veprojë në kuadër të Zyrës së Kryeministri. Përmes këtij vendimi do të caktohet edhe koordinatori shtetëror për dialog i cili do të bëjë koordinimin e këshillit”, tha Hoti.

Sa i përket vendimit për shpalljen të pavlefshme të Ligjit për Paga, Hoti tha se “Ne shprehim zotimin për fillimin e shpejtë të procedurave të adresimit të vërejtjeve të GJK dhe ta procedojmë në Kuvend”.

%d bloggers like this: