Qarkullimi urban në kolaps në Tiranë, Shijaku del me paralajmërimin e fortë: Ministret po bëjnë lojëra fjalësh

Ministrja Ogerta Manastirliu njoftoi dje rinisjen e transportit publik, po pavarëisht heqjes së kësaj mase autobusët urban nuk e kanë filluar dot qarkullimin në Tiranë.

Për këtë çështje ka folur Abc News, Ervin Shijaku, operator transporti. Shijaku i cilësoi si lojë fjalësh deklaratat e dy ministreve Ogerta Manastirliut dhe Belinda Ballukut, ku njëra është shprehur se transporti do të hapet pa kufizime, ndërsa tjetra kërkoi respektimin e protokollit, ku përfshihet kapaciteti 70%.

“Mendoj se është një lojë fjalësh për popullin dhe nuk mund të thuash hiqen kufizimet dhe nga ana tjetër të respektohet protokolli. Ose do hiqen kufizimet ose do vendoset protokolli. Sot jemi përballë faktit se kemi një ligj, i dalë në fletoren zyrtare dhe është në fuqi. Nëse nuk anulohet ky ligj si mund të dalim në punë”, – tha ai.

data-full-width-responsive=”true”>

Më tej, Shijaku theksoi se për të filluar punën normalisht duhet një udhëzim i qartë nga ministria. Sipas tij nuk mund të thuash në autobus do të futen 25 qytetarë, pasi nuk ka kush t’i numërojë dhe një gjë e tillë është e pamundur.

“Ne i kërkuam heqjen e përgjegjësisë nga operatorët dhe vendosjen e përgjegjësisë për personin që bën shkeljen. Kjo rregullohet me anë të një udhëzimi nga ministria. Ne i kemi kërkuar rishikimin.

Deri në dy javë përpara të gjithë ishim në një tryezë, arritëm deri në aprovimin e propozimit të qeverisë për një biletë falas nga qytetarët. Që nga e diela e kaluar ku ministrja doli dhe tha po nxjerrim këtë udhëzim nuk kemi pasur asnjë dialog. Kur ti thua duhet të hipin 25 qytetarë, kush do i numërojë. E imagjinoni fluksin në magjes kur të thotë faturino ju hipni dhe ju mos hipni. Është e pamundur. Të kemi një udhëzim të qartë. Jemi i vetmi vend në Evropë që nuk kemi transport urban”, – u shpreh ai.

data-full-width-responsive=”true”>

%d bloggers like this: