Prokuroria kërkon 12 vite burg, sot jepet vendimi për Saimir Tahirin

Ditën e sotme Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar do të shpallë sot vendimin për ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtorin e Policise së Vlorës, Jaeld Çela.

Rikujtojmmë se prokuroria ka kërkuar dënimin me 12 vite burg për dy ish zyrtarët.

6 muaj më parë Jaeld Cela dhe ish-ministri Sajmir Tahiri u shpallën fajtor nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për shpërdorim detyre, ndërkohë që prokuroria kërkoi dënimin për akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, ku Tahiri u dënua me 3.5 vite ne shërbim prove, ndërsa Jaeld Çela u dënua me 5 vite burg.

Close Bitnami banner
Bitnami