Prindi lë fëmijët në shtëpi, ata përfundojnë në spital pas konsumimit të barnave

Një person në Graçanicë kishte lënë në shtëpi tre fëmijët e tij të moshës 7, 8 dhe 10 vjeç të cilët kishin përdorur një sasi të madhe barnave.

Për këtë arsye, ata ishin detyruar të merrnin ndihmë mjekësorë në spital e që të njëjtit vazhdojnë të jenë nën përkujdesjen e mjekëve.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa prindi ngarkohet me veprën “shkelje e detyrimeve familjare”.

%d bloggers like this: