Home / Sport / Portieri i Liverpoolit: I frikësohem Shaqirit, lutem të mos luajë kundër tij në stërvitje!

Portieri i Liverpoolit: I frikësohem Shaqirit, lutem të mos luajë kundër tij në stërvitje!

Andy Lonergan, portieri i Liverpoolit e ka quajtur Xherdan Shaqirin “magjistar”.

Portieri i Liverpoolit ka theksuar se futbollisti shqiptar e ka befasuar atë, përcjell GazetaBlic.

“Askush nuk më ka befasuar sepse të gjithë janë fantastik. Ai që me të vërtetë nuk më pëlqen të përballem me të është Shaqiri. Kur ai godet, ai mund të bëjë çfarë të dojë me këmbën e majtë. Kur luajmë 5vs5 në stërvitje, gjithmonë i them vetes “Shpresojë të mos jem kundër tij”, tha Lonergan për Liverpool Echo.

Si Lonergan ashtu edhe Xherdan Shaqiri pritet të largohen nga Anfield në merkaton e verës.

/GazetaBlic/

Similar Posts

%d bloggers like this:
Close Bitnami banner
Bitnami