Po largohet nga Borussia Dormund, Gotze drejt transferimit në La Liga

Mesfushori i Borussia Dortmund, Mario Gotze është subjekt i interesit nga Atletico Madrid – sipas Bild.

28-vjeçari është vendosur të largohet nga Westfalenstadion kur kontrata e tij skadon këtë verë, dhe Diego Simeone është gati të bëjë hapin e madh për transferimin e tij.

Sidoqoftë, Gotze mund të duhet të pranojë një ulje të konsiderueshme të pagave të tij prej 10 milion eurosh në vit nëse ai vendos të bashkohet me Atletico, të cilët janë vetëm të gatshëm t’i paguajnë atij 2 milion £ në sezon, përcjell GazetaBlic.

Kjo është njëra ndër problemet kryesore që mund ta pengojë marrëveshjën drejt finalizimit sepse një ndryshim prej 8 milionë euro në pagë është vërtetë një humbje e madhe.

%d bloggers like this: