Për herë të parë pas 10 vitesh! Numri i të papunëve në Gjermani mund të kalojë 3 mln gjatë verës

Në të gjithë botën, pandemia e koronavirusit ka bërë që njerëzit të humbin punën e tyre ndërsa bizneset luftojnë nën presionin e bllokimit. Në Gjermani, Agjencia Federale e Punësimit (BA) vlerëson se më shumë se 3 milion njerëz do të jenë të papunë deri në verë.

Kjo ndodh për herë të parë, pas një dekade. Kreu i Shërbimit Federativ të Punësimit, Detlef Seele, u shpreh në një intervistë televizive ditën e djeshme se në muajt e verës të papunët do të jenë më shumë se 3 milion por ai shpreson që situata të përmirësohet në vjeshtë.

Në të njëjtën kohë, kreu i Shërbimit Federal të Punësimit shprehet se femrat preken tre herë më shumë nga kriza e koronavirusit, pasi shumica prej tyre bëjnë punë sezonale ose me kontrata me afat të caktuar.

Për më tepër, ato marrin paga më të ulëta dhe kanë më shumë ngarkesa familjare për kujdesin ndaj fëmijëve dhe të moshuarve.

Për të provuar të zbusë goditjen në tregun e punës dhe ekonominë, qeveria gjermane ka përgatitur paketa të ndryshme financiare për të ndihmuar njerëzit dhe bizneset përgjatë këtyre kohërave të vështira. Scheele ka thënë se kufizimet e koronavirusit të vendosura në gastronomi dhe industritë e udhëtimeve do të duhej të ishin më të buta dhe paketa e stimulimit ekonomik të qeverisë do të duhej të “ndizej” që papunësia të binte përsëri pas verës.

%d bloggers like this: