Pati kontakt me Djokovic, infektohet me COVID-19 edhe lojtari i NBA

Lojtari i NBA-së, Nikolla Jokic, ka testuar pozitiv në COVID-19 – pasi kishte kontakt me Novak Djokovic.

Nikolla Jokic ka testuar pozitivisht për koronavirus në Serbi, duke vonuar rikthimin e tij në Shtetet e Bashkuara, përcjell GazetaBlic.

Sipas ESPN, qendra All-Star e Denver Nuggets – Jokic ka qenë asimptomatik që nga testimi pozitiv javën e kaluar. Sipas raportit, ai pritet të udhëtojë në Denver brenda një jave.

Jokic ishte në kryeqytetin serb të Beogradit për një lojë më 15 qershor. Një nga lojtarët që morën pjesë në lojë dhe u pa më vonë në afërsi të Jokic, Nikola Kankovic, testoi pozitivisht për COVID-19.

Ylli i tenisit Novak Djokovic, i cili ishte gjithashtu i ulur pranë Jokic në këtë ngjarje, njoftoi se kishte testuar pozitiv gjatë natës.

Djokovic është një nga katër lojtarët që kanë kontraktuar koronavirusin pasi luajtën në Adria Tour – turne në të cilin nuk u respektuan fare masat ndaj COVID-19.

/GazetaBlic/

%d bloggers like this: