Pasi mësoi se është shëruar nga koronavirusi! Reagon për herë të parë Florjan Binaj

Aktori i njohur i humorit Florjan Binaj, pas dy javësh izolim pasi rezultoi pozitiv nga koronavirusi, është shëruar. Këtë fakt e ka mësuar pasi nga tamponi i dytë të cilit iu nënshtrua ditën e djeshme, doli negativ.

I lumturuar nga lajmi i marrë, Flori ka ndarë reagimin e parë në rrjetet sociale, teksa ka publikuar foton e një astronauti euforik dhe disa emoji lumturie.

“Më në fund Covidi më la. Falënderoj të gjithë ata miq e mikesha që më qëndruan pranë (nga larg) në këto ditë izolimi”, – shkruan aktori.

data-full-width-responsive=”true”>

data-full-width-responsive=”true”>

%d bloggers like this: