Home / Lajme / Pas reagimit të fortë të ambasadores Kim dhe kërkesës së opozitës, vjen përgjigjja e Gjiknurit, ja çfarë pritet në orë 18:00

Pas reagimit të fortë të ambasadores Kim dhe kërkesës së opozitës, vjen përgjigjja e Gjiknurit, ja çfarë pritet në orë 18:00

I menjëhershëm ka qenë reagimi i mazhorancës pas kërkesës së opozitës së bashkuara për të mbledhur Këshillin Politik ditën e sotme në orën 18:00. Gjiknuri është treguar i gatshëm.

Ambasada amerikane në vendin tonë ka zbardhur sot detaje nga takimet e fundit që ambasadorja Yuri Kim ka pasur me presidentin Meta, kryeministrin Rama dhe kryedemokratin Basha, pas përplasjes për listat e hapura dhe ndryshimet kushtetuese.

“Ajo ka nënvizuar tri pika: Së pari, marrëveshja e 5 qershorit, e cila u arria nëpërmjet një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës, duhet respektuar ashtu si u ra dakord për të. Së dyti, Parlamenti ka kompetencat dhe përgjegjësinë për të marrë në shqyrtim dhe miratuar legjislacionin. Së treti, në të njëjtën kohë, edhe pse ata të cilët “dogjën mandatet e tyre” – ka shkruar mes tjerash Gjiknuri.

NJOFTIMI I PLOTË:

“I nderuar koleg,

Në respektim të rendit të ditës, mbledhjen e djeshme u njohëm me opinionin e sjellë nga ekspertët e pavarur të atashuar pranë Këshillit Politik lidhur me pyetjet e mia nëse amendamentet kushtuese që ndodhen në procedurë parlamentare pengojnë apo lejojnë hapjen 100% të listave të kandidatëve dhe garën me koalicione parazgjedhore.

Ekspertët, në opinionin tanimë të bërë publik konstatuan se amendamentet nuk pengojnë hapjen 100% të listave të kandidatëve ashtu sikurse nuk pengojnë grupimin në koalicione parazgjedhore. Sipas ekspertëve, modalitetet e përcaktimit të nivelit të hapjes së listave nga 2/3 deri në 3/3 dhe modalitetet e grupimit të partive në koalicione parazgjedhore, e regjistrimit të kandidatëve duhen përcaktuar në Kodin Zgjedhor.

data-full-width-responsive=”true”>

Duke marrë në konsideratë shqetësimet tuaja që lidhen me kërkesën për hapje 100% të listave dhe mospengimin e koalicioneve parazgjedhore, mazhoranca në mbledhjen e djeshme të Këshillit Politik ofroi një propozim konsensusi sa vijon:

1. Miratimi i amendimeve kushtetuese të cilat edhe sipas opinionit të ekspertëve të pavarur nuk pengojnë as hapjen 100% të listave të kandidatëve dhe as koalicionet parazgjedhore.

2. Reflektimin më pas të këtyre amendimeve kushtetuese në ligjin elektoral përmes një procesi diskutimi në Këshillin Politik.

3. Përsa i takon shqetësimit të opozitës jashtëparlamentare për çështjen e modaliteteve të krijimit dhe regjistrimit të kandidatëve nga koalicionet parazgjedhore, kjo është një çështje që përcaktohet në Kodin Zgjedhor. Në fazën e ndërhyrjes në Kod, përveç ekspertizës që do të merret nga ODIHR, të shqyrtohen të gjitha opsionet e artikuluara nga opozita jashtëparlamentare gjatë diskutimeve të deritanishme në Këshill, siç janë modeli letonez/ hollandez dhe belg. Gjithashtu, të hulumtohet çdo model i një vendi të OSBE që aplikon sistem proporcional rajonal me lista të hapura si ky që ka Shqipëria.

Gjatë mbledhjes së djeshme, ju si përfaqësues të opozitës jashtëparlamentare nuk dhatë një përgjigje për këtë propozim konsensusi të ofruar nga mazhoranca.

Duke shpresuar se gjatë këtyre orëve keni reflektuar mbi këtë propozim dhe do të jepni qëndrimin tuaj, konfirmoj prezencën në mbledhjen e sotme të Këshillit Politik në ora 18:00 në sallën ovale të Pallatit të Kongreseve.

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste
Damian Gjiknuri” – thuhet në njoftim.

data-full-width-responsive=”true”>

Similar Posts

%d bloggers like this:
Close Bitnami banner
Bitnami