Pacolli thirrje Edi Ramës dhe Ilir Metës: Bashkoni lidershipin shqiptar në një tryezë!

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli i ka bërë thirrje publike presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta për të mbledhur  në një tryezë faktorin shqiptar.

“Ideja ime ishte se një fotografi e krerëve shqiptarë në një tryezë të përbashkët do të ishte mesazh i dobishëm për miqtë tanë perëndimorë ku ne do të reagojmë si një komb ndaj akuzave të padrejta! Na llogarisni si duhet!”, ka shkruar ai mes tjerash.

Shkrimi i tij i plotë:

Thirrje

Presidentit të Shqiperisë zt. Ilir Metës dhe

Kryeministrit Edi Ramës:

Mblidhni në një tryezë faktorin

shqiptar!

Afro 10 vjet më parë, kur Këshilli i Europës diskutonte Raportin famëkeq të Dik Martit, unë i bëra thirrje publike, kryeministrit të Shqipërisë në atë kohë, zt. Sali Berisha dhe i thash:

Organizo një tryezë të faktorit politik shqiptar!

Ideja ime ishte se një fotografi e krerëve shqiptarë në një tryezë të përbashkët do të ishte mesazh i dobishëm për miqtë tanë perëndimorë ku ne do të reagojmë si një komb ndaj akuzave të padrejta! Na llogarisni si duhet!

Sot, pak ditë para se në Bruksel apo Ëashington të zhvillohen negociatat me Serbinë, po dua ta përsëris të njëjtën thirrje për krerët e shtetit shqiptar, Presidentin Meta dhe Kryeministrin Rama:

Thirrni shpejt në një tryezë të gjithë lidershipin shqiptar në Ballkan, duke filluar nga liderët e Kosovës, Presidentin Hashim Thaçin, Keyeministrin Avdullah Hotin, Kryetarin Mustafën, Albin Kurtin, ish Kryeministrin Haradinajn, Kryetarin Veseli etj e duke vijuar me Ali Ahmetin, dhe udhëheqës të tjerë të Luginës!

Në themel të këtij propozimi tim sot dhe atëherë qëndron premisa themelore që është uniteti dhe harmonia e lidershipit shqiptar si një kartë gjeopolitike e fuqishme.

E mbani mend kur Presidentin Makron e pyetën për çeljen e negociatave për zgjerim të Bashkimit Europian me Shqipërinë dhe Maqedoninë? Veç e veç apo ndarë? Ai ju përgjigj pak a shumë, dy shtetet bashkë. Unë nuk mund të hidhëroj shqiptarët që jetojnë të shpërndarë në 4 shtete të Ballkanit!

Pse na duhet kjo tryezë?

Presidenti Aleksandër Vuçiç i forcuar prej rezultatit zgjedhor, me marrëdhënie shumë të fortë me Kinën, Turqinë, Bashkimin Europian, po kërkon te vizitojë Rusinë. Në fakt ai e priti Lavrovin pak ditë më parë, por dëshiron të bëjë një demonstrim force, apo përkatësie dhe pazari gjeopolitik para takimit të Uashingtonit.

Ne kosovarët? Sot para një ngjarje si kjo, gjendemi të përçarë dhe me inate mes veti në Kosovë;

pa kurrfarë përgatitje profesionale politike;

me qeveri të sulmuar;

Close Bitnami banner
Bitnami