Home / Lajme / Nuk mori pjesë në Kuvend pasi është infektuar me Covid-19, Gjoni del me deklaratën e fortë pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese

Nuk mori pjesë në Kuvend pasi është infektuar me Covid-19, Gjoni del me deklaratën e fortë pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese

Duke qenë se është i infektuar me koronavirus, deputeti Ralf Gjoni nuk ishte sot i pranishëm në Kuvend ku u votuan ndryshimet kushtetuese shumë të diskutuara ditët e fundit.

Pas miratimit më 12-6 vota pro të këtyre ndryshimeve kushtetuese, Gjoni ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan se është totalisht pro ndryshimeve kushtetuese që mundësojnë hapjen e listave zgjedhore.

Ai ka shprehur mirënjohjen e tij për të gjithë kolegët deputetë që votuan pro ndryshimeve në Kushtetutë për reformën zgjedhore.

data-full-width-responsive=”true”>

“Në pamundësi të dhimbshme për të votuar sot fizikisht në seancë plenare, vota ime, të paktën moralisht, është totalisht pro ndryshimeve kushtetuese që mundësojnë hapjen e listave zgjedhore. Sot nuk është dita për protagonizëm. Ky është vetëm një hap pozitiv në drejtimin e duhur. Beteja vazhdon dhe i takon vetëm qytetarëve shqiptarë.

Hapat e tjerë? Ndryshim sistemi e depolitizim i numërimit të votës. Mirënjohje për të gjithë kolegët deputetë që votuan pro sot”, – shkruan deputeti Ralf Gjoni.

data-full-width-responsive=”true”>

Similar Posts

%d bloggers like this:
Close Bitnami banner
Bitnami