New York Times i kërkon falje Shtëpisë së Bardhë rreth lajmit për takimin e 27 qershorit

Një ditë më parë gazeta New York Times kishte njoftuar se ditën e shtunë në Washington do të takohet presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq me atë amerikan Donald Trump.

Por, sot prestigjiozja amerikane e ka bërë një sqarim se ky takim nuk do të ndodh.

“Në një shkrim të ditës së hënë lidhur me presidentin Aleksandar Vuçiq, është bërë një deklaratë e gabuar se ai do të ketë takim në Shtëpinë e Bardh këtë javë. Ai kishte planifikuar që të takohet me Richard Grenell, të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin, por jo me Presidentin Trump”, shkruan Neë York Times në sqarimin e saj.

%d bloggers like this: