Nëse humb sot, Dukagjini përshëndetet me Superligën e Kosovës

Superliga rikthehet sot me ndeshjet e xhiros së 26’të të Ipko Superligës së Kosovës.

Derbi zhvillohet në Mitrovicë ku luhet ndeshja jetike mes Flamurtarit dhe Trepçës 89′ – pasi dy skuadrat kanë imperativ fitoren, përcjell GazetaBlic Sport.

Në Vushtrri, Drita synon fitoren që të mbajë kreun në Superligën e Kosovës.

Padyshim një ndeshje mjaft me rëndësi është edhe ajo mes Dukagjinit dhe Gjilanit.

Skuadra e Dukagjinit, e fundit në renditjen tabelare duhet të shmang humbjen – që të evitojë largimin nga Superliga, ndryshe në rast të fitores së Gjilanit – atëherë klubi i Elezajt do të “përshëndetet” nga elita e futbollit kosovar.

Për skuadrën e Gjilanit – fitorja është “obligim” pasi duhet të mbajë hapin për kreun ose vendin që dërgon në Evropë.

/GazetaBlic Sport.

%d bloggers like this: