Ndeshjet e xhiros së 27’të luhen me tifozë, publikohet orari i sfidave

Qeveria e Kosovës ka vendosur që të kthejë tifozët në stadiumet kosovare.

Padyshim se ky është një lajm mjaft i mirë për klubet e futbollit në Kosovë – pasi që nga java e ardhshme do të kenë përkrahjen e tifozëve të tyre, përcjell GazetaBlic Sport.

Orari i xhiros së 27’të të Superligës së Kosovës është publikuar pak minuta më parë – ku zbulohet se ndeshjet do luhen të dielën dhe të hënën.

Kryendeshja do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” mes Prishtinës e Feronikelit.

Ja orari:

E diel, ora 17:00

Drita – Dukagjini

Drenica – Trepça 89

Flamurtari – Feriza

E hënë, ora 17:00

Gjilani – Llapi

Ballkani – Vushtrria

Ora 19:00

Prishtina – Feronikeli.

/GazetaBlic

%d bloggers like this: