Home / Lajme / Ndarja nga jeta e nënës së tyre! Familja Rama japin një mesazh të dytë për të afërmit dhe miqtë, ky është vendimi që kanë marrë

Ndarja nga jeta e nënës së tyre! Familja Rama japin një mesazh të dytë për të afërmit dhe miqtë, ky është vendimi që kanë marrë

Aneta Rama është ndarë nga jeta gjatë natës. Lajmin e bëri të ditur vetë Edi Rama me një postim në Facebook, ku njoftoi për ndarjen nga jeta të nënës së tij.

Kryeministri Edi Rama me anë të njoftimi të dytë bashkë me Olsi Ramën u kanë dhënë një mesazh të afërmve dhe miqëve të tyre. Duke i falënderuar për mesazhet e pafundme që u mberrijnë, ata kërkojnë mirëkuptim prej te gjithëve për pamundësinë e pritjes fizikisht të ngushëllimeve. Kjo sipas tyre për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.

Reagimi i fundit i Edi dhe Olsi Ramës:

data-full-width-responsive=”true”>

“Përulësisht u lutemi familjarisht mirëkuptim të gjithë të afërmve e miqve të mirë, për pamundësinë e pritjes së ngushëllimeve e të ceremonisë së përcjelljes së nënës sonë në banesën e fundit, në kushtet e detyrimit për të respektuar rregullat e mbrojtjes së shëndetit të gjithësecilit. I falenderojmë të gjithë për mesazhet prekëse që vazhdojnë ta na vijnë për humbjen e nënës sonë të shtrenjtë dhe e vlerësojmë shumë respektin e mirëkuptimin e kujtdo që do të donte të ishte edhe fizikisht pranë nesh në këtë ditë të vështirë. Edi dhe Olsi Rama”, kanë shkruar ata.

data-full-width-responsive=”true”>

Similar Posts

%d bloggers like this:
Close Bitnami banner
Bitnami