Home / Lajme / Kosovë / Mustafa: Jam shëruar plotësisht nga koroanvirusi, pati persona që ma tmerruan familjen duke ma uruar vdekjen

Mustafa: Jam shëruar plotësisht nga koroanvirusi, pati persona që ma tmerruan familjen duke ma uruar vdekjen

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK’së), Isa Mustafa, ka bërë të ditur se sot ka rezultuar negativ dhe është shëruar nga COVID-19, shkruan Gazeta Metro.

Isa Mustafa me anë të një postimi në Facebook, ka ndarë lajmin se ka rezultuar negativ, pas përballjes me Covid-19.

Ai ka falënderuar familje, stafin e mjekëve, bashkëpunëtoret e tij partiak, presidentin Thaçi, si dhe figurat e tjera të njohura politike shqiptare.

Mustafa ka shkruar edhe për ata që uruan vdekjen e tij, e madje edhe për ata që i bën një video kinse ai ka vdekur.

”Miq të nderuar, kishte edhe të tillë që i duartrokitën sëmundjes time e që uruan vdekjen time. Pati të sojit që sajuan varrimin tim virtual në rrjetet sociale e ma tmerruan një pjesë të familjes e cila nuk ishte në rrjedhë se çfarë ka ndodhur dhe çfarë po ndodhë. Edhe këtyre iu uroj shëndet; fëmijëve dhe familjeve të tyre! Fati ynë është që tjetërkush vendosë për jetën tonë, ndërsa me disa merret drejtësia”, ka shkruar ai.

Më poshtë postimi i plotë i Isa Mustafës.

Similar Posts

%d bloggers like this:
Close Bitnami banner
Bitnami