Home / Sport / Muaji korrik i jashtëzakonshëm për Real Madridin, “mbretërit” fitojnë 85 milionë euro!

Muaji korrik i jashtëzakonshëm për Real Madridin, “mbretërit” fitojnë 85 milionë euro!

Një muaj shumë i frytshëm i korrikut i mundësoi Real Madridit të fitojë 85 milion euro, të cilat klubi i bardhë do të jetë në gjendje t’i përdorë për të zbutur një humbje prej 180 milionësh për shkak të Coronavirusit.

Siç shpjegon AS, falë shitjeve të disa futbollistëve të rinj dhe triumfit në La Liga, korriku ishte një muaj produktiv për kampionët spanjollë që shitën Hakimin te Interi, Javi Sanchez te Valladolid dhe De Frutos dhe Dani Gomez te Levante për një gjithsej 48 milion euro, përcjell GazetaBlic.

Nga triumfi në La Liga, nga ana tjetër, kanë mbërritur 25 milion euro, ndërsa 12-tët e tjera do të vijnë nga Champions League.

Real Madrid dhe presidenti Perez natyrisht se do të jenë të kënaqur me muajin korrik, i cili ishte i suksesshëm dhe produktiv…

/GazetaBlic/

Similar Posts

%d bloggers like this:
Close Bitnami banner
Bitnami