Moti plot me të papritura gjatë kësaj jave, meteorologu i njohur zbulon si pritet të lëvizin temperaturat

Meteorologu Hakil Osmani ka bërë parashikim e motit të kësaj jave. Gjatë një interviste për ABC News, Osmani theksoi se vendet të cilat nuk kanë bimësi, temperaturat pritet të jenë 3-4 gradë më të larta.

“Kjo javë do të jetë e qëndrueshme dhe temperaturat pritet të shkojnë në 39 gradë celsius. Me rëndësi të evitohen edhe oraret e drekës. Pritet që gjatë fundjavës të kemi një rënie termike.

data-full-width-responsive=”true”>

Në zonat e ulëta mund të kenë reshje të pakta. Më të rrezikuara sa i përket bregdetit do të jetë Shkodër dhe Lezhë të cilat do të shoqërohen me reshje të shiut.

Parametri i erës pritet të jetë jo më shumë 25-35 km në orë. Gjatë fundjavës pritet të ketë shtim të parametrit të erës”, – sqaroi meteorologu.

data-full-width-responsive=”true”>

Close Bitnami banner
Bitnami