Home / Sport / Momenti kur Gattuso “përplaset” me zyrtarët e Lazios

Momenti kur Gattuso “përplaset” me zyrtarët e Lazios

Skuadra e Napolit dje ka zhvilluar ndeshjen e fundit të këtij edicioni në Serie A.

Napoli fitoi ndaj Lazios me rezultatin 3:1, në një ndeshje mjaft të tensionuar në disa momente, përcjell GazetaBlic.

Kur bëhet fjalë për tension, nuk mungon emri i trajnerit, Rino Gattuso – i cili u përfshi në një debat të ashpër me trajnerin e Lazios, Simone Inzaghi.

Në fund të ndeshjes, dikush nga pankina e Lazios e quajti Gattuson “Terrone”, fjalë fyese në drejtim të trajnerit.

Ai nuk u përmbajt fare dhe u nis drejt bankinës së kundërshtarëve – për t’u përballur me zyrtarët e ekipit kundërshtar.

Fatmirësisht gjithçka shkoi mirë dhe nuk kishte ndonjë përplasje të madhe mes zyrtarëve e lojtarëve të klubeve.

/GazetaBlicSport/

Similar Posts

%d bloggers like this:
Close Bitnami banner
Bitnami