Miftaraj i reagon Hotit pas deklaratës së mos bartja e maskave është vepër penale

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë ditës së djeshme ka paralajmëruar mundësinë për kthimin e karantinimit të disa zonave dhe ndalimin e tubimeve mbi 100 persona.

Hoti ka pohuar se këto vendime do të merren në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, teksa ka shtuar se çdo person që nuk respekton masat mbrojtëse ndaj COVID-19, bën vepër penale.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Miftaraj ka thënë se nuk është vepër penale nëse nuk bartën masat, por vepër penale është vetëm për ata janë të infektuar me coronavirus dhe nuk marrin masa për mos përhapjen e sëmundjes.

“Jo kryeministër nuk është vepër penale. Vepër penale është vetëm për ata që janë të infektuar dhe e dinë që janë të infektuar përmes testimit dhe nuk marrin masa mos me përhap sëmundjen. E akuzojshit LVV-në që nuk kanë ekspertizë për qeverisje se ju keni ekspertiza me vagonë. Ku i keni ekspertët hajde se kjo është koha kur ata duhet me jap ekspertizën e tyre”, ka thënë Miftaraj në një reagim në Facebook.

Ndryshe, Hoti gjatë konferencës për media ka theksuar se situata është nën kontroll, por nën kontroll të brishtë dhe se duhet të punojnë të gjithë së bashku për të mos u mbyllur ekonomia tërësisht.

“Nuk mund të lejojmë që gjendja të dalë jashtë kontrollit, jeta e qytetarëve është primare për ne. Klinika Infektive është mbushur, nuk ka vend më, janë duke u krijuar hapësira në klinika tjera dhe në spitale regjionale. Masat janë të thjeshta, maskat, dorëzat, larja e duarve dhe distancave. Çdokush që nuk i respekton këto masa bën vepër penale. 113 janë të hospitalizuar, 6 janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Nëse i shohim të dhënat, 8 për qind janë mjek dhe staf shëndetësor që janë prekur me COVID-19, sepse këta janë në vijën e parë të fronit”, tha Hoti.

Close Bitnami banner
Bitnami