Mehmeti: Tre pacientë me COVID-19 po trajtohen në Pulmologji, s’ka rrezik për pacientët e tjerë

Drejtoresha e Klinikës së Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Rukie Mehmeti, ka folur për situatën në këtë klinikë pas shtrimit të disa rasteve me COVID-19.

Mehmeti pka thënë se tashmë në këtë klinikë janë tre pacientë që janë pozitiv me koronavirus.

“Nëse në Klinikën Infektive lirohet vendet ata pacientë transferohen në Klinikën Infektive”, tha ajo në Rtv Dukagjini.

Drejtoresha e Klinikës së Pulmologjisë thotë se nuk ka rrezik që pacientët me COVID-19 të përzihen me pacientët tjerë që kanë probleme tjera me mushkri.

“Klinika është e ndarë në kate dhe nuk ka rrezik për përzierje të pacientëve”.

Mehmeti thotë se momentalisht ka shtretër të mjaftueshëm për trajtimin e pacientëve me coronavirus, përcjell Telegrafi.

Drejtoresha e Klinikës së Pulmologjisë ka thënë se e ardhmja e COVID-19 në Kosovë varet vetëm prej përgjegjshmërisë së qytetarëve.

%d bloggers like this: