“Me kujdes dhe sëbashku e mundim COVID-19”, ministrja Manastirliu del me mesazhin e fortë (VIDEO)

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh të fortë të doktoreshë Mira Kola. Teksa shpërndan mesazhin e doktoreshës, Manastirliu shkruan se me kujdes dhe sëbashku do ta mundim COVID-19.

“Ju ftoj të gjithëve së bashku të çelim ndjenjën e përgjegjësisë, ndjenjë që lidhet me zbatimin e masave ndaj këtij virusi që u bë ditë dhe muaj midis nesh. Nuk ju kushton asgjë të mbani një maskë, nuk ju kushton asgjë të ruani distancimin fizik. Masa këto që në pamje të parë duken të thjeshta, por që shprehin një dashuri pa kufi për jetën, shprehin mirënjohje dhe përkushtim për gjithë stafin që punojnë me pacientët me COVID” – Ju lutem dëgjoni mesazhin e prof. Mira Kola nga QSUT.

data-full-width-responsive=”true”>

Me kujdes dhe së bashku e mundim #COVID19”, – shkruan ministrja Manastirliu.

VIDEO:

data-full-width-responsive=”true”>

%d bloggers like this: