Manchester United vjen me një gjest fantastik për tifozët para ndeshjes së sotme

Pa tifozë brenda stadiumit, por klubeve të Premier League u është dhënë leja që të jenë pak më kreativ në lidhje me fansat e tyre për shkak të këtij rregulli.

Deri më tani ne kemi parë ekrane të mëdha në anën e fushës që tregojnë tifozët, kemi parë fotografi të mbështetësve dhe gjëra të tjera kreative nga klubet nga Evropa, përcjell GazetaBlic.

Sonte, Manchester United rikthehet në Old Trafford për herë të parë. “Djajtë e Kuq” mirëpresin Sheffield United nga ora 19:00.

Dhe tifozët e United kanë mësuar pak nga ajo që mund të presin nga ‘teatri i ëndrrave’…

Në pjesët më të larta të stadiumit janë fotografitë e 40,000 tifozëve të United nga e gjithë bota. Në shkallët e para të stadiumit janë tri banderola në të cilat shkruhet:

– “Faleminderit për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme”
– ‘Futbolli nuk është asgjë pa tifozë’
– Mezi po presim që t’ju mirëpresim në Old Trafford ‘

/GazetaBlic

Close Bitnami banner
Bitnami