Home / Bota / Lajmi që të gjithë do donim! Ky shtet mposhti plotësisht koronavirusin, raporton zero raste aktive dhe asnjë pacient të shtruar

Lajmi që të gjithë do donim! Ky shtet mposhti plotësisht koronavirusin, raporton zero raste aktive dhe asnjë pacient të shtruar

Një lajm që do të donim të dëgjonim të gjithë vjen nga San Marino, ku raportohet nga autoritete shëndetësore se nuk ka asnjë rast aktiv duke e mposhtur plotësisht koronavirusin.

Në këtë vend thuhet se pacienti i fundit, i cili ishte i shtrirë në repartin infektiv të San Marinos, nuk ka simptoma për 48 orë dhe besohet se është shëruar plotësisht.

Sipas informacioneve të fundit, ky shtet ka mposhtur virusin COVID-19 dhe se kufizimet në këtë vend do të hiqen ditët në vazhdim, transmeton albinfo.ch.

data-full-width-responsive=”true”>

Duhet theksuar se në këtë shtet zyrtarisht më nuk ka asnjë rast aktiv të infeksionit dhe se Qeveria ka njoftuar zyrtarisht se kufizimet e koronës do të hiqen.

Fakti që San Marino nuk ka pasur asnjë rast aktiv për herë të parë që nga shkurti është një “shenjë domethënëse në udhëtimin tonë”, tha Drejtoria e Përgjithshme e Shëndetit.

Që nga fillimi i pandemisë, ky shtet vuri kufizime të rrepta dhe me pak masa lehtësuse, kjo ndikoi në mosprekjen e banorëve me virus. Gjithsej janë shënuar rreth 700 raste infektimi, 42 raste vdekjeje, 658 shërime dhe zero raste aktive.

data-full-width-responsive=”true”>

Similar Posts

%d bloggers like this:
Close Bitnami banner
Bitnami