Home / Uncategorised / Kurban Bajrami, kreu i KMSH-së: Kujdes masat, ruhuni

Kurban Bajrami, kreu i KMSH-së: Kujdes masat, ruhuni

Kreu i Komunitetit Musliman Shqiptar Bujar Spahiu, nën urimin e tij për Kurban Barjam, këshilloi për respektimin e masave anti-COVID.

“Gjatë këtyre ditëve të jemi të kujdesshëm në festimet tona, duke marrë të gjitha masat e duhura për të shmangur infektimet e mundshme nga Covid-19.

Shëndeti dhe jeta kanë një rëndësi të veçantë në fenë tonë.

Kështu që e kemi për detyrë të kujdesemi për veten, familjen, dhe për të gjithë njerëzit që na rrethojnë.

Me lutjet drejtuar Allahut dhe me kujdesin tonë edhe kjo pandemi do të largohet nga mesi ynë”, tha njeriu i parë i muslimanëve në Shqipëri.

Siç është qartësuar, edhe për Kurban Bajram, siç para më shumë se dy muajsh për Fiter Bajram, falja nuk do kryet në shesh por në xhami dhe nën distancë sociale.

Similar Posts

%d bloggers like this:
Close Bitnami banner
Bitnami