Kthehet sot Kupa e Shqipërisë në futboll

Sot kthehet Kupa e Shqipërisë me disa ndeshje interesante. Tirana luan sa për statistika ndaj Besëlidhjes, me 90 minutëshin e parë ku Tirana e mposhti 5:1.

Kukësi në shtëpi e pret Apoloninë e cila në ndeshjen e parë i bëri shumë ‘probleme’ skuadrës së Kukësit.

Bylis udhëton në Korçë për t’u përballur me Skënderbeun, derisa ndeshjen e parë e fiton Bylis me rezultat minimal 1:0.

Në Durrës, Teuta e pret Vllazninë. Në ndeshjen e parë të dy skuadrave nuk arritën më shumë se një barazim 2:2, dhe ende nuk ka përfunduar asgjë.

Close Bitnami banner
Bitnami