Koronavirusi prek një imam në Kërçovë, mbyllen 8 xhami

Spitali i Kërçovës prej vitesh po përballet me probleme të llojllojshme. Së fundmi në këtë spital ka edhe mungesë të kuadrit mjekësor. Covid-19 ka bërë që mjekët infektolog të jenë më të kërkuarit, por një i tillë mungon në këtë qytet.

Këto pamje tregojnë gjendjen si ka funksionuar infektologjia në këtë spital, dhe në mungesë të hapësirave kjo godinë ende funksionon për disa reparte specialistike.

Se mungon infektolog dhe kapaciteti i spitalit është i pamjaftueshëm për tu ballafaquar me këtë pandemi e thotë edhe Stanko Trpeski, drejtor i spitalit të Kërçovës.

Ai madje tha se nëse numri i të infektuarve rritet. Sipas tij spitali i Kërçovës ka 12 deri 20 shtretër të planifikuar për personat e prekur me Covid-19 por megjithatë nuk janë adekuat për situatën në të cilën ndodhemi.

“Kapacitetet e spitalit tonë I dini tanimë që më herët se janë minimale. Megjithatë në bashkëpunim me qendrat tjera regjionale arrijmë që të ballafaqohemi me këtë situatë të re. Nuk kemi repart të Infektologjisë, nuk kemi infektolog aktiv dhe e kemi patjetër të gjendemi në këtë situatë të gjitha resurset i kemi në disponim. Për momentin nuk kemi raste të dyshimta në spitalin tonë megjithatë kemi vende të veçanta për izolim dhe vende të veçanta ku i testojmë pacientët”, tha Stanko Trpeski, drejtor i spitalit të Kërçovës.

Covid- 19 në Kërçovë ka prekur edhe imamin e një xhamie të qytetit, kjo situatë ka bërë që Myftinia e Kërçovës të mbyllë 8 xhami të cilat ndodhen në qytetin e Kërçovës.

“Ne i mbyllëm xhamitë nga arsyeja, sepse në qoftë se e mbyllim atë xhami ku ishte ai kolegu me këtë sëmundje, thamë se xhemati do të shkoj nëpër xhamit e tjera, andaj vendosëm që të gjithë xhamitë e qytetit brenda në qytet, sa janë 8 xhami të mbyllen nga dita e diell e deri ditën e premte”, tha Murat Huseini, myfti i Myftinisë së Kërçovës.

Numri i të infektuarve me Covid-19 ka filluar të rritet edhe në Kërçovë. Sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë deri më sot ka 30 të infektuar. Ata që janë në gjendje të rëndë kurohen nëpër klinikat e Shkupit dhe Manastirit.

%d bloggers like this: