Konfirmohet: Shiu nuk do të ndalet as gjatë muajit Korrik

Meteorologu, Mendim Rugova, ka folur për të reshurat që kanë ndodhur dje.

Ai në Sytë 7  deklraoi se reshjet do të vazhdojnë edhe sot dhe se vendi ka pasë nevojë për këtë.

“Momentalisht jemi duke shkuar në periudhë të thatësisë, edhe Badovci është tharë kemi nevojë. Vetëm dje nëpër stacione në qytete të ndryshme ka pasë të reshura deri në 70 litra për metër sekond gjë që është normale në një periudhë të tillë”.

“Janë cikle normale që ndodhin nganjëherë, këto ditë ishte në lajme se në Siberi në Rusi kishin arritur temperaturat deri në 38 gradë rrymimet ajrore kanë ndryshuar nxehti ka shkuar në rrethin polar, ftohti ka ardhur në rajonin tonë. Në përgjithësi është normal ky cikël i freskët që po na vjen në Kosovë”.

Rugova ka thënë se sipas Qendrës Evropianë të Parashikimeve afatmesme të motit korriku në Kosovë një pjesë do të jetë më shi dhe me temperatura të freskëta.

“Qendra Evropiane e Parashikimeve afatmesme, është organizatë evropiane me seli në Londër të Britanisë së Madhe,ata bëjnë parashikime të motit deri në një muaj”.

“Kjo javë, nga data 22 deri më 28 qershor do të jetë më e freskët. Në fund të javës ka me qenë më ngrohtë pritet të shkojnë temperaturat deri në 30 gradë, kjo është vlerë normale për këtë periudhë kohore”.

“Prej 29 qershor deri më 5 korrik do të jetë më ngrohtë, sepse rajoni ka anomali pozitive pjesa jonë mbetet me anomali negative mundet të ketë të reshura aty këtu është koha që me pasë shi veror. Periudha 6-12 korrik është periudhë e freskë, mundet me pasë të reshura më shumë”.

“Prej 13 deri 19 korrik sipas kësaj qendre del të jetë moti në trendin e freskisë temperaturat duhet të jetnë më të ulëta pritet të ketë të reshura më shumë”.

” Nga 20 deri më 26 korrik vazhdon trendi i temperaturave më të ulëta që mundet me pasë të reshura më pak. Këto janë tendencat për muajin korrik. Nëse vazhdon të ketë shi do të ketë dëmtime në disa kultura bujqësore”, ka thënë Rugova.

%d bloggers like this: