Konfirmohet: Do ketë takim Rama-Kurti

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, do të zhvillojë një vizitë dyditore në Kosovë.

Gjatë kësaj vizite Rama do të takohet me liderët institucional dhe partiakë të vendit.

I pari i qeverisë shqiptare do të takohet edhe me ish-kryeministrin dhe njëherësh kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje Përparim Kryeziu.

Kryeziu tha se takimi do të zhvillohet në orën 17:00, në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje.

%d bloggers like this: