“Kjo lëvizje shoqërohet me pritshmëri të mëdha”, Ditmir Bushati paralajmëron zhvillime të reja për Shqipërinë

Ish-ministri Ditmir Bushati ka reaguar në lidhje me kryesimin e Presidencës së BE-së që nga sot dhe për 6 muaj do të mbahet nga Gjermania. Ai thotë se ka pritshmëri të mëdha se gjatë kësaj periudhe të nisin negociatat për anëtarësimin në BE.

Sot, Gjermania merr drejtimin e Presidencës gjashtëmujore të BE-së. Megjithëse pesha e presidencave është relativizuar, për shkak se tanimë është Këshilli Europian, institucioni që përcakton agjendën në rrafshin e BE-së, me një horizont kohor që tejkalon gjashtë muaj, marrja e drejtimit të BE-së në këtë moment kritik, nga vendi më i fuqishëm europian, shoqërohet me pritshmëri të mëdha.

data-full-width-responsive=”true”>

Dy prej çështjeve më themelore me të cilat pritet të përballohet Presidenca Gjermane janë: miratimi i buxhetit të ardhshëm të BE-së, i cili duhet të reflektojë edhe fondin e rimëkëmbjes, si pasojë e goditjes që mori ekonomia nga pandemia dhe marrëveshja tregtare me Mbretërinë e Bashkuar.

Për Shqipërinë, Presidenca Gjermane është një mundësi e shkëlqyer që nuk duhet humbur, për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE. Gjermania është një partner i ndershëm dhe i pazëvendësueshëm për Shqipërinë në rrugëtimin europian.

data-full-width-responsive=”true”>

%d bloggers like this: