“Kështu do e hanë të gjithë”, Saimir Tahiri jep mesazhin e koduar jashtë gjykatës (VIDEO)

Ditën e sotme pritet të mbahet seanca për ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, ku do të jepet vendimi nga Gjykata. Ky i fundit ka qenë i përpikët, duke u paraqitur pak para nisjes në ambientet e Gjykates se Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, ku seanca është parashikuar që të nisë në orën 09:30.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për ‘BalkanWeb’ pamjet nga mbërritja e Tahirit në Gjykatë, teksa shoqërohet nga avokati i tij, Maks Haxhia.

data-full-width-responsive=”true”>

I buzëqeshur, Tahiri nuk i ka kursyer batutat me një nga operatorët që po e filmonte, pasi ky i fundit po humbiste ekuilibrin.

Siç dëgjohet në video, operatori shprehet se: Ka ekuilibra, ndërkohë që Tahiri iu përgjigj me humor se; Kështu e hanë të gjithë.

VIDEO:



data-full-width-responsive=”true”>

Close Bitnami banner
Bitnami